rama institucionet po perdoren per te sabotuar te gjitha projektet madhore 68027a4c3d297

​Rama: Institucionet po përdoren për të sabotuar të gjitha projektet madhore

April 18, 2025
min lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se institucionet po përdoren për të sabotuar projekte, me qëllim të pengimit të zhvillimit të kryeqytetit.

Ai në një konferencë për media tha se ndërprerja e punëve në sheshin “Xhorxh Bush” nga Ministria e Kulturës është ndërhyrje ligjore.

I pari i kryeqytetit theksoi se një gjë e tillë po bëhet për shkak të interesave politike dhe në dëm të qytetarëve të Prishtinës.

Rama: Institucionet po përdoren për të sabotuar të gjitha projektet madhore

“Sot këtu në sheshin ‘Xhorxh Bush’, përballemi edhe me një ndërhyrje te paligjshme të qeverisë qendrore, e cila ka ndaluar për herë të dytë punimet për projektin që do të transformojë këtë pjesë të kryeqytetit. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për të penguar zhvillimin e kryeqytetit dhe për të mbajtur Prishtinën të bllokuar dhe të pazhvilluar. Kërkesat dhe arsyetimet për ketë ndërhyrje janë të pabaza dhe joligjore. Institucionet që duhet të ishin të pavarura tani po përdoren për të sabotuar të gjitha projektet madhore të kryeqytetit, duke i shërbyer kështu interesave politike dhe duke shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë për gjithë qytetarët e Prishtinës”, tha ai.

Rama tha se projektit e komunës kanë për qëllim modernizimin dhe se deklaratat e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku janë propagandë politike.

Rama: Asgjë të jashtëligjshme nuk ka ky projekt, ne do të bëjmë kallëzim penal për këtë ministër

“Asgjë të jashtëligjshme, zero të jashtëligjshme ka ky projekt dhe po ashtu edhe projekte të tjera. Të gjitha intervenimet tona janë për brenda ligjit dhe ju siguroj që nuk do të ndalemi, neve pikërisht ky ministër po na shkakton dëme të mëdha, po na bllokon po e shfrytëzon mundësinë e vet. Faktikisht fol edhe në emër të policisë, fol edhe në emër të prokurorisë. Ja merr mendja që është çka po di unë. Në mënyrë më të keqe mundohet të përdor pushtetin për të bërë bllokadë kryeqytetit… Ne do të tregojmë edhe kallëzime penale edhe për këtë ministër dhe për secilin ministër apo person që tenton në mënyrë joligjore me ndal zhvillimin e kryeqytetit. Ne do të vazhdojmë me punime ”, shtoi ai.

Sipas drejtorit të Planifikimit Hapësinor, Arbër Sadiki ky projekt është i përqendruar në shtimin e vlerave.

Sadiki: Në takime kemi fituar përshtypjen se po kuptohemi

“I gjithë projekti është i përqendruar pikërisht në shtimin e vlerave edhe të ndërtesave që kanë vlera arkitektonike në qytetin e Prishtinës dhe i gjithë orientimi prej fillimit të këtij projekti ka qenë për ta ndihmuar edhe për të nxjerrë ato kualitetet e këtyre ndërtesave. Dhe në këtë drejtim ne kemi pasur disa takime edhe me Institutin e Monumenteve edhe kemi prezantuar para tyre projektin në detaje, me kërkesën tonë që t’i sqarojmë të gjitha dilemat që mund të jenë. Dhe në ato takime ne kemi fituar përshtypjen se po kuptohemi, sepse argumentet kanë qenë pothuajse pa përjashtim në anën tonë”, përfundoi ai.

Ditë më parë, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku akuzoi Komunën e Prishtinës për kontrata të kundërligjshme në katër projekte. Pas kësaj, kryetari Rama e ka ftuar në debat publik, për çka Çeku ka deklaruar se kjo përballje mund të ndodhë vetëm në gjykatë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

hamas refuzon propozimin e armepushimit nga izraeli 680279a163ab5
Story i mëparshëm

​Hamas refuzon propozimin e armëpushimit nga Izraeli

deshira e pakontrolluar per te vjedhur cka duhet te dish per kleptomanine 68027b3e74507
Story i radhës

Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur: Çka duhet të dish për kleptomaninë?

Të fundit nga

ShkoLartë