Rama i përgjigjet Bashës: U ngrit era euroatlantike dhe po shkunden puplat tek këneta

March 22, 2025
1 minut lexim

Vjojnë replikat online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.

Kryesocialisti ironizoi deklaratën e ish kreut të PD, i cili tha se ka nxitur Sali Berishën që ta sulmonte.

Veç Bashës dhe Berishës, ai nuk nguroi të sulmonte edhe Gazment Bardhin, duke e quajtur Gaz ballokumja.

Basha: O Rame ku je mos burr ke von doktorin mem sulmu mu? U mërzit doktori që i sulmoj partnerin.

Rama: E ndjeu Lul bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa me vrap tek lista e mbyllur sa e pashë që u zgjodhe pupu ça stresi, ik thash mbyll listat ul qepenin se të shkatërroi prap Lul cunami siç më shkatërrove në 2015, 2019, 2021, a ça më ke bërë, po që më ka marrë malli të ma këndosh atë himnin aty poshtë.

Basha: Po dil vetë në fushë mor burr, doktori është 81 vjeç.

Rama: Unë të dal në fushë mos mer burr tani që dole ti me Hysen Gjurën e Pëllumb Seferin, jo mer vlla të merret bufi me ty tani se e mori lehtë këtë punë. Kam frikë se është vonë, u ngrejt era auroatlantike dhe po shkunden puplat tek këneta.

Basha: Thuj doktorit merrem unë me Bashën siç jeni marrë më parë të dy me mu.

Rama: Eee këtu vallaj s’di ça të them tani se më keni bo si dashnore kolektive kur thoshte Bert çamçakizi, e mban mend Bertin tek ai filmi Horizonte të Hapura, ju myti xhelozia, thuja doktor bufit, bufi thotë jam i Lul bravës, po ai Gaz ballokumja kujt i është mor Lul, e ma men apo jo Gazi është i imi, Gazi është i imi, s’ka si Gazi im. Mor artist kur tët kuptojë ty këneta do jetë tha komplet, por ti mos ma ndaj mendjen e lehtë, jepi gaz. E në fund fare numrin 5 mos harro, bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tragjedia në Koçan/ Klinika e sëmundjeve psikiatrike, gati për ndihmë

Story i radhës

Pacolli akuzon Pecin për shpifje: Pati premtuar se një dëshmitar do të më denonconte për “vrasje të heronjve”

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë