Rama i jep kartën e autonomisë financiare Spitalit Memorial të Fierit

March 17, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Rama i dha Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, ndërsa 5 spitale të tjera morën kartën e autonomisë menaxheriale.

“Është një mundësi që të vlerësohen sipas punës dhe të vlerësohen sipas rezultateve në punë. Çka do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, jthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush  mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vetë. Sot ne kalojmë në fazën tjetër, nga autonomia menaxheriale e testuar me sukses këtu për një vit, në autonominë financiare. Autonimia menaxheriale tani do testohet në 5 spitale të tjera, 5 të tjerat do marrin pas një viti autonominë financiare”, deklaroi kryeministri.

Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera të vendit; Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës, morën kartën e autonomisë menaxheriale.

Kartat iu dorëzuan drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Edi Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, flet në Euronews Albania zv/kryeministri i vendit

Story i radhës

LDK: VV kërkon anulimin e votave me postë vetëm pse nuk u pëlqen rezultati

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë