Rama flet për aferën e inceneratorëve: SPAK po heton. Nuk jam i shqetësuar nëse ministra apo ish-ministra…

February 15, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama thotë se afera e inceneratorëve është duke u hetuar nga SPAK dhe për këtë secili mban përgjegjësi individuale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i qeverisë shqiptarë u shpreh se nuk është i shqetësuar nëse në këtë aferë dalin emra ministrash apo ish-ministrash, pasi siç thotë ai reforma në drejtësi prandaj është bërë.

Pyetje: Pse në Shqipëri disa veprime nuk parandalohen, si shpjegohet që në asnjë hallkë nuk është vënë re asnjë shkelje, por kanë kaluar gjerat me shpejtësi. Madje mendohet se është një nga aferat më të mëdhaja në Shqipëri?

Rama: Unë nuk kam si të përgjigjem për këtë mendim. Unë besoj se janë dy gjëra të ndara. Një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit dhe komuniteteve dhe paralelisht me të veprime të dyshuara, të individëve që mbeten në suazën e përgjegjësive individuale. Për të tjerat jemi në kushtet komode kur SPAK po heton dhe i takon asaj të evidentojë faktet bazuar në hetime dhe prova. Nuk shoh asnjë shqetësimi për të vërtetën, sepse përderisa kjo po hetohet e vërteta do të dalë. Unë vazhdoj të mendoj se ato janë vepra në dobi të komuniteteve. Shkeljet do ti verifikojë Prokuroria. Është një rast fatlum ku gjithçka thuhet kalon në filtrin e një organi të specializuar.

Pyetje: A jeni i shqetësuar se mund të dalin ministra në këtë afere?

Rama: Nuk jam i shqetësuar nëse dalin ministra apo ish ministra, sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe përgjegjësia është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për ti shërbyer vendit dhe komuniteteve për një Shqipëri më të pastër, sigurisht që ata do marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që është për shqiptarët dhe jo për xhepat e vet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rudiger: Rinovimi? Nuk varet vetëm nga unë

Story i radhës

​KEDS ua ndal rrymën shkollave

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë