Analisti Robert Papa foli sot edhe lidhur me deklaratën e Ramës se tani është radha e drejtësisë të japë provën e saj dhe se kush e pengon drejtësinë që të veprojë. Ai tha prerazi se “Edi Rama dhe njerëzit që janë afër tij janë të korruptuar”.
“Rama është i akuzuari i madh dhe nuk ka shqiptarë që të mos e kuptojë që Rama është i korruptuar. Më vjen keq për ndërkombëtarët që nuk përdorin asnjë akuzë për djegësat.
Ministra të akuzuar dhe SPAK është përgjumësh. Mbase do e shkundë një nga përfaqësuesit e DASH për trafiqet dhe mundet SPAK të godasë realisht. Nëse nuk godet djegësat, nuk bën asgjë.
Ata të akuzuar për korrupsion galopant, krekoseshin sot në Kryeministri.”, u shpreh Papa.