Rama: Ëndrra e gjatë e Skavicës po realizohet, do na sigurojë pavarësi energjitike

April 27, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja Balluku po zhvillojnë një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE që janë të gatshëm për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.

Takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Rama: Si lojtari më i vogël në këtë sallë edhe pse më i gjati ju uroj mirëseardhjen në këtë sallë. Ky tubim i vogël, por i madh nga fuqia për të furnizuar botën po ndodh në Tiranë dhe ju të gjithë jeni pjesë e saj këtu. Disa ditë më parë vizitova Presidentin Aliev dhe me kënaqësi ndjeva dhe dëshmova në fjalët e tij interesin e latë që ka për t u përfshirë në tubacionin Uniono Adriatic i i cili mund të jetë një tjetër ndryshues i madh i lojës në rajonin tonë dhe energji e fuqi për Evropën që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë një pavarësi nga gazi rus. Nga ana tjetër dëshmoj progresin e kryer në punën për transformimin e impiantit të Vlorës në një impiant prodhimi energjie.

Rusia ndërpreu gazin, Ambasadorja Kim: Na duhen më shumë gazsjellësa. Diversifikimi i energjisë s’mund të presë

Po ashtu dëshmoj shumë gjëra që pi ndodhin me energjinë diellore në Shqipëri, po kryhet punë për energjinë e erës dhe goxha punë masive është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës, i cili do rrisë me 20% prodhimin e energjisë. Do na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjitike. Nuk ka më dyshim, që edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu në këtë sallë vlejnë miliarda, jam i sigurt që të gjithë zotërinjtë e pranishëm në këtë sallë janë këtu për shkak të arsyeve të biznesit dhe se kompanitë e këtyre janë këtu për të investuar e për të na u bashkuar neve që të bëjmë jo vetëm Shqipërinë, por mbarë rajonin, ta çojmë përpara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedi! Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesë, prindër të 7 fëmijëve

Story i radhës

Milazim Krasniqi meriton të kritikohet dhe shumë më shumë se kaq

Të fundit nga

ShkoLartë