Rama e Vuçiç takohen në OKB, presidenti serb: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç janë takuar përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York.

Ka qenë presidenti serb ai që ka shkuar në rrjete sociale për takimin e shkurtër me Ramën ndërsa ka publikuar edhe një foto me kreun e qeverisë shqiptare.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U ftuan nga Borrell, liderët e Ballkanit Perëndimor bëhen bashkë në New York

Story i radhës

“Vendim arbitrar”/ Urdhri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara ngre shqetësime mbi lirinë e medias, ja çfarë thonë eksperët

Të fundit nga