Rama e konfirmon/ Presidenti izraelit do vizitojë së shpejti Shqipërinë

Kryeministri, Edi Rama, është takuar sot me presidentin izraelit Isaac Herzog.

Gjatë bisedës së dy krerëve, Rama bëri të ditur se presidenti izraelit do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Jam shumë i lumtur që më në fund do të kemi për vizitë në Shqipëri. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, i tha Rama presidentit izraelit.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri u takua me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi.

Dyshja diskutoi dje rreth forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

Vizita e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Tri skuadrat e mëdha evropiane që ende nuk dinë për humbje në kampionatet elitare evropiane

Story i radhës

Pasiguri në tregun e “arit të zi”

Të fundit nga