Rama dhuron gjak në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

April 18, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zgjedhur të dhurojë gjak për të shënuar 18 prillin – Ditën e Dëshmorëve e Martirëve të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Rama ka dhuruar gjak në një pikë mobile në sheshin e Prishtinës.

Gjaku është jetë për çdo kënd që është i shëndoshë dhe ka mundësi të dhurojë gjak është mirë me ardh këtu sot sheshin “Zahir Pajaziti” në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, me dhuru gjak me ndihmu për me dhënë jetë dhe me shpëtu jetë. Po ashtu është mirë për shëndetin e njeriut sepse bëhet ripërtëritja e gjakut brenda organizmit. Pra i këto dy gjëra pozitive njëra shpëton jetë dhe shpëton veten”, tha Rama, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që dhuron gjak.

Aktiviteti është organizuar nga komuna e Prishtinës dhe shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu edhe disa veteranë kanë dhuruar gjak.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhjet për kryetar dege në PD, Këlliçi: Procesi nuk ka përjashtuar askënd, numër rekord votuesish

Story i radhës

Pivovarov: Nevojiten hetime të fshehta të korrupsionit nëpër vendkalime kufitare në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë