Rama dhuron gjak me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhuruar gjak, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.

Rama ka thënë se kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, u përulemi me respekt të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e kombit tonë.

Kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot. Ky gjest simbolik i dhurimit të gjakut, le të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit”, ka shkruar Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

UNICEF: Rreth 14,000 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

Story i radhës

Shkendije Mujaj tregon burrin ideal për të: Duhet me qenë pesë vaktli

Të fundit nga