Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari

Përparim Rama se ka në plan të ndalet. Kryetari i Prishtinës ka dalur sot në terren bashkë me drejtorin e Inspektoriatit, Florian Dushi ku kanë njoftuar një plan të ri në kryeqytet.

Rama ka njoftuar se në hapësirën afër stacionit të trenit në Prishtinë do të fillojnë rrënimet e disa objekteve pa leje dhe përfundimisht do të largohen shitësit ilegal.

Në këtë hapësirë, i pari i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërtohet një park atraktiv me hapësirë mbi gjysëm hektari.

“Nuk do të ndalim luftën tonë ndaj ilegalitetit. Pas një përiudhe të gjatë kohore, në më shumë se 2 dekada kjo hapësirë në qendër të Prishtinës shfrytëzohet ilegalisht.

Tash po i rrënojmë disa ndërtime që janë pa leje e po ashtu po i largojmë disa pjestatë të ndryshëm që i kanë përdor për shitje të zallit.

Ju njoftoj se këtu po i japim qytetit edhe një park te ri, park i cili do të jëtë më i madh se gjysëm hektari”, njoftoi Përparim Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE do të rrisë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor në luftën kundër kontrabandës së armëve

Story i radhës

Megan Fox thotë se nuk e ka dashur kurrë trupin e saj, por çfarë është ky çrregullim i quajtur dismorfia e trupit?

Të fundit nga