Rama: ​Binjakëzimi i Prishtinës me Kaohsiung të Tawanit, hap dyert e bashkëpunimit ndërkombëtar

Prishtina dhe qyteti Kaohsiung i Taiwanit, kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u binjakëzuar zyrtarisht. Binjakëzimi mes dy qyteteve u shënua me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama dhe Kryetarit të Qytetit Kaohsiung, Chen Chi – mai, për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.

Në njoftim thuhet se këto marrëveshje sinjalizojnë fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive dhe teknologjive. “Po ashtu u diskutua mundësia që kompanitë nga Prishtina të zgjerojnë praninë e tyre në tregun aziatik përmes hapjes së hapësirave fizike në Kaohsiung”, thuhet në njoftim.

“Kjo lëvizje strategjike pritet të lehtësojë qasjen e kompanive të Prishtinës në tregun e gjerë Taieanez dhe të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy qyteteve”, citohet në kryetarkrryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ndërsa, Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) ka bërë hapa konkretë duke nënshkruar marrëveshje me Institute for Information Industry (III) dhe Megabay.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Indonezia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë

Story i radhës

Shefi i Bentley, Adrian Hallmark, largohet nga marka në kërkim të ‘sfidave të reja’

Të fundit nga