Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Forumin e Paqes në Paris, gjatë fjalës së tij nuk ka hezituar të bëjë një batutë për presidentin francez.
Ky i fundit, teksa mori fjalën në fillim të forumit bëri me dije se kanë rreth 1 orë kohë për të biseduar.
Rama i është përgjigjur se është shumë kurajoz që vendos një afat kohor për organizmin e një forumi të tillë dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus Vladimr Putin dëshiron ta përqafojë.
“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine. Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini tenton të të përqafojë”, i tha Rama kryeministrit Macron.