rama basha gili vili cdo dite berisha u riktheva ne politike per shkak te 67f16173a0d62

“Rama-Basha gili-vili çdo ditë”, Berisha: U riktheva në politikë për shkak të…

April 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët e Malësisë së Madhe, ku foli për situatën politike dhe replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.

Kryedemokrati, replikat mes Ramës dhe Bashës i quajti ‘gili-vili’ të përditshëm.

Më tej ai theksoi se ishin rrethanat e detyruan që të rikthehej në politikë.

“A e shikoni çfarë ndodh me Lulzim Bravën, gili vili përditë me Ramën. A ka keqpërdorim më të madh se ky? Është keqpërdorim. Ishin rrethanat që më imponuan të kthehem. Që të kthehem më i sigurt se kurrë. Berisha nuk e bën këtë betejë për veten apo për familjen, por për Shqipërinë Madhështore, që vendi të ecë e sigurt drejt Bashkimit Europian. E bëj këtë betejë për shqiptarët, që rrogat të jenë më të mira dhe cilësia e jetesës të rritet”, tha ndër të tjera ai.

Sakaq gjatë fjalës së tij, Berisha tha se pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 11 majit, do të eliminohen taksat e larta për bizneset e vogla, duke vendosur një kufi maksimal prej 1% të xhiros për këto biznese.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mexhiti viziton presheven pritet ne takim nga kryetarja ardita sinani 67f15c125c5bb
Story i mëparshëm

Mexhiti viziton Preshevën, pritet në takim nga kryetarja Ardita Sinani

kosova i bashkohet procesit pall mall 67f16ad0db5ed
Story i radhës

​Kosova i bashkohet Procesit Pall Mall

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë