Rama: Askush nuk më jep leksione në drejtësi, as frëngjisht as anglisht

May 11, 2022
min lexim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yur Kim, e cila reagoi komenteve të tij ndaj SPAK në Asamblenë e PS-së.

Ai u shpreh se askush nuk mund t’i japë leksione në lidhje me drejtësinë në vend, as shqiptarët dhe as ndërkombëtarët, pasi qeveria i bën reformat në lidhje me drejtësinë.

Nuk do t’i ndahem drejtësisë pa parë veprim. Kryeministri nuk është prokuror, nuk është gjykatës, unë bëj vetëm reforma. Mua nuk më jep dot leksione askush në ndërhyrjen në drejtësi, as në anglisht as në frëngjisht nuk më jep dot. Nuk jemi këtu për bërë rolin e budallait kur e sheh diçka  që bën muu dhe na thonë qytetarët që juve na tradhtuat…”, tha Rama.

Nuk kam asnjë dallim me ambasadoren amerikane, flas për ndërhyrjen, për presion, këtë mua nuk ma thotë askush as shqip, as anglisht, as gjermanisht, as frëngjisht, siç mund të thotë dikush që këtu ka probleme me shtypin, unë them time pastaj njerëzit gjykojnë”, shtoi Rama.

Kryeministri me tone të ashpra theksoi se Reformën në Drejtësi e ka bërë qeveria Rama me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së, por nuk do të realizohej nëse nuk do të kishte bashkëpunim në qeveri.

Kjo nuk është puna jonë në radhë të parë detyrat tona janë shumë të qarta detyrat tona nuk janë të bëjmë punët e drejtësisë kam udhëhequr reformën më të madhe në Shqipëri. Reformën në drejtësi të cilën e kemi bërë ne me mbështetjen e pakursyer të SHBA dhe BE, por e kemi bërë ne, po të mos isha në të njëjtën gjatësi vale me të mëdhenj apo të vegjël të politikës të harrohej të ndodhte kjo. Mund ta kishim tororisur në një farë feje që ça të them, i kam qëndruar në atë që kam thënë, unë nuk jam ekspert, e vetmja gjë që mund të bëj për këtë reformë është që PS nuk bën politikë me draftin e reformës dhe kur tre palët të jenë dakord unë them po. Unë nuk mundem dot të rri e të pres çdo 21 janar dhe të rri para atyre njerëzve që rrinë e më shohin në sy dhe presin dhe nuk e thonë por e mendojnë, që edhe Edi Rama nuk e ka mendjen tek plaga jonë më. Pse çfarë të marr medalje paanshmërie nga komuniteti ndërkombëtar?! Këtu sa më i urtë dhe konstruktiv të jesh aq më kollaj të godasin, sa më shumë të bësh rolin e qenit aq më shumë të thonë prit”, tha Rama.

Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, të hënën kërkoi qëndrimin e politikës larg ndërhyrjes në punët e SPAK.

Unë po bëj vite në Shqipëri dhe besoj se ju e dini që unë jam e qartë në pikën që flas troç, ndoshta ndonjëherë edhe jo diplomatike. Kështu që më lejoni edhe një herë të jem e qartë ndoshta edhe jo diplomatike. Çfarë është drejtësia, cili është qëllimi i reformës? Si do të duket Shqipëria kur reforma do të jetë zbatuar, sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, por edhe familjes tuaj të ardhshme, BE.
Ne do e dimë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme kur të mos konsiderohet më, normale e zakonshme që të kesh gjyqtarë dhe prokurorë, që janë të angazhuar në sjellje të keqe.

Për këtë arsye kemi institucionet e Vettingut, do të konsiderohen te suksesshme kur të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, ta quajnë prokuror këtë apo atë, që të thonë, drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg. Drejtësia nuk jepet kur ana ime futet në burg, kjo nuk është drejtësi, këto nuk janë standardet, që jemi duke kërkuar që ju të arrini. Nuk janë standardet që populli kërkon.

Kërkohet drejtësi e verbër me sy të mbyllur, që ligji e drejtësia zbatohet njësoj për të gjithë. Prokurorët duhet të ndërmarrin veprime për shkak se ligji e kërkon këtë, ndaj ju nxis ta keni parasysh këtë ndërsa zbatojmë reformën në drejtësi. Nuk mund të vazhdojmë me të ashtuquajturën drejtësi të së shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri si aletate e NATO-s si mike e SHBA, është drejtësia që ka standarde, në përputhje me BE dhe që njerëzit presin.

Kërkesat e BE janë të qarta, veprimet e SHBA gjithashtu gjatë 31 viteve të fundit e bëjnë të qartë se mbështetja e SHBA për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri, janë më të forta se kurrë, po aq të qarta janë edhe pritjet e njerëzve dhe ju nxis që të veproni që të mos zhgënjeni. Është koha të ecim para, të krijojmë një drejtësi që është e verbër, por gjithashtu e drejtë” u shpreh Kim.

Kujtojmë se Ambasada Amerikane është një mbështetëse konstante e kësaj prokurorie të posaçme.

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shtunën mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama duke lënë të kuptohet  se kjo strukturë është afër dështimit të misionit të saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësohen kundërshtarët e FC Shkupit në garën elitare

Story i radhës

13 vjeçarja është pacientja më e re që ka abortuar në klinikën e gjinekologjisë në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë