rama apelon te qytetaret per kujdes ndaj zjarrit 67cf2bd625ac1

Rama apelon te qytetarët për kujdes ndaj zjarrit

March 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes në lidhje me zjarret që janë përkrahur kohëve të fundit.

Rama ka thënë se kryeqyteti po përballet me një numër të lartë zjarresh në hapësira fushore dhe malore.

Sipas tij, vetëm në 12 orët e fundit, kanë pasur 16 raste, ku njëri prej të cilëve ka përfunduar me humbje jete.

“Alarm për zjarret në Kryeqytet! Ditëve të fundit, Kryeqyteti po përballet me një numër të lartë zjarresh në hapësira fushore dhe malore.

Vetëm në 12 orët e fundit kemi pasur 16 raste, njëri prej të cilëve fatkeqësisht ka përfunduar me humbje jete.

Apelojmë për kujdes maksimal!

Mos ndizni zjarre në natyrë.

Për çdo rast urgjent, lajmëroni menjëherë në numrat e Kryeqytetit:

0800 12233

0800 12244

Siguria është përgjegjësi e të gjithëve!” – ka shkruar Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

be ja shqyrton financimin te perbashket per mbrojtje 67cf2b230988c
Story i mëparshëm

BE-ja shqyrton financimin të përbashkët për mbrojtje

elgit doda dhe arta kabashi sjellin kengen e re dyin for u 67cf2d091b089
Story i radhës

Elgit Doda dhe Arta Kabashi sjellin këngën e re “Dyin for u”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë