Pyetje: Pse nuk lini drejtësinë, pasaniket e kullave amnistoni oligarkët?
Edi Rama: Kur vjen puna te drejtësia unë dhe ti dhe gjithë shqiptarët që kërkojnë drejtësi jemi në një anë, jo në anë të ndryshme.
Shumë e vërtetë kjo që thua e kam thënë dhe unë disa herë. E tmerrshme, por pse ndodh kjo? Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët, ky është problemi nuk jam unë që nuk lejoj të merrem me ta por është drejtësia që nuk më lejon mua, ty qeverinë tonë që ti bëjë gjërat deri në fund se në fund fjalën e ka drejtësia.
Flitet shumë për policinë por nëse në këtë vend gjykatat do bënin sa polica, ky vend falë kësaj policie do ishte shumë herë më i përparuar se sa është në raport me aty ku e nisëm.
Sa janë rastet që polciia i con në gjykatë fajtorët e sa fajtorë marrin bekimin e gjykatës për t’u rikther në jetën e përditshme në vend se të shkojnë aty ku e kanë vendin.
Një rob i thjeshtë, madje e një burrë i vjetër mund të përfundojnë në duart e ligjit, është shumë e vërtetë, për një mur, për dritaret, u kap si shkelës i ligjit Boiken Lako. E ndërkohë dikush që ndërton një kat e tre kate pa leje nuk përfundon.
Se tek drejtësia e kanë kollaj. Keni dëgjuar shumë përralla për inceneratorët, gënjeshtra bën xhiron e botës ndërkohë që e vërteta nuk ka ngritur akoma pantallonat.
Lidhur me ato TVSH e paguara, ose devijuara ose të vdekurit që devijojnë. Atë skemë e kanë zbuluar tatimet, e ajo skemë është denoncuar në Prokurori e për atë skemë prokuroria s’ka bërë asgjë për fajtorët e atë skemë prokuroria e ka cuar te non daja, tek këta që me dokumentet e prokurorise dalin e bëjnë prokurorin rrugëve dhe corodisin miletin.
SPAK është vetëm një institucion i ri që merret me zyrtarët e lartë, por Prokuroria e Tiranës dhe Prokurorite e rretheve merren me këto.
Prokurora e Tiranës në bashkëpunim me të tjerë inspektorë policie të super zellshëm për njerëzit e pafuqishëm mbushin statistika duke cuar para drejtësisë njerëz për një mur,
kurse këta që ndëërtojnë pa leje për të shitur këta e blejnë prokurorin, gjykatësin, e përballë këtyre policia e qeveria është e pafuqishme, ky është thelbi dhe të gjitha të tjerat janë poshtërsira të njerëzve vemie me gjak jeshil që dalin në tv me sytë gjak e nuk lënë gjë pa thënë për mua e për ne ndërkohë që ne jemi të kritikueshëm por një ves nuk e kemi: nuk i bëjmë gabimet me qëllim e nuk e përdorim pushtetin për gjërat për të cilat akuzohemi.
Nëse unë do doja të bëja pazare me këta të pasur e oligarkë do e kisha shumë të thjeshtë.
VKM vjen si nevojë për të kapërcyer këtë ngërc me vite, ligji është aty me vite, merrnishikoni sa denoncime janë bërë ndër vite. Prokurorët bëjnë pazare me ta, gjykatësit bëjnë pazare, e ato dosje prokurorët i bëjnë tregti me politikën.
Vendimi që kemi marrë nuk i largon duart e drejtësisë ngaj tyre, një VKM nuk heq dot nga duart e drejtësisë dikë, por ata që ndërtuan këto katë do vënë mend se nëse e ndërton një kat a leje se korruptin një inspektor, e ke gjykatësin e prokurorin në xhep ty nuk të del llogaria se pastaj atë kat do duhet ta blesh me cmimin real jo me cmimin që deklarojnë këta.