Raketat ruse shkatërrojnë një depo karburanti, plagosen 11 persona

1 minut lexim

Tre raketa ruse shkatërruan sot një depo karburanti në qytetin lindor të Ukrainës, Novomoskovsk, tha kreu i administratës rajonale në një mesazh në internet, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Valentyn Reznichenko postoi një foto të asaj që ai e përshkroi si një zjarr i madh në depo.

Novomoskovsk ndodhet vetëm në verilindje të Dnipro, kryeqyteti rajonal.

Z. Reznichenko tha më vonë se 11 persona ishin plagosur dhe një ishte në gjendje kritike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mertens në dyshime për të ardhmen

Story i radhës

Temperaturat e larta, IHMK bën thirrje që mos të dilni jashtë në këto orë

Të fundit nga