Raketa ruse bie në territorin e Moldavisë

October 31, 2022
1 minut lexim

Një raketë ruse që u rrëzua nga një sistem ukrainas i mbrojtjes ajrore ra në Moldavi, raporton “Glavkom” duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Moldavisë.

“Sot në mëngjes është rrëzuar një raketë nga sistemi ukrainas kundërajror në pjesën veriore të qytetit Naslavc në Republikën e Moldavisë, i cili ndodhet në kufirin me Ukrainën. Aktualisht nuk ka të lënduar, por disa shtëpi në Naslavc janë dëmtuar”, njoftoi agjencia.

Duhet theksuar se autoritetet ukrainase kanë raportuar se mëngjesin e sotëm është kryer një sulm me dron në digën e Dniestrit në territorin e Ukrainës, e cila ndodhet një kilometër larg digës në Navslach.

Sulmi rus nuk e dëmtoi digën, por komponentët elektrikë të lidhur me të u dëmtuan. Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka rrezik për përmbytje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mijëra ushtarë rusë të sapomobilizuar “nuk janë të pajisur mirë”

Story i radhës

Hipokrizia e VMRO-DPMNE-së!

Të fundit nga

ShkoLartë