Rajoni i Gjilanit: Për 1 javë u konfiskuan 26 patenta shoferi e u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba

1 minut lexim

Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, gjatë aktiviteteve në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, për një javë ka shqiptuar 1 mijë e 1175 gjoba.

Sipas policisë, për një javë janë kryer 17 hetime të aksidenteve me dëme materiale, hetime të 21 aksidenteve me të lënduar dhe janë konfiskuar 26 patentë shofer.

“Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve.

Ato behen me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

8 internshipe për të rinjtë e Edicionit Kombëtar të Ponder

Story i radhës

Zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi prezanton projektin për parkun diellor në Elbasan: Do trajnojmë dhe punësojmë mbi 100 teknikë

Të fundit nga