Rahoveci në finale

May 3, 2025
1 minut lexim

Kampioni në fuqi, Rahoveci, është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të shtunën në kryeqytet, Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 47:35. Për “vreshtarët” ishte fitorja e dytë në gjysmëfinale të plejofit.

Pjesa e parë ishte më e përafërt, ndërsa në të dytën mysafirët dominuan për shkëputje më të madhe në rezultat.

Adonit Isufi e Ardit Tafilaj i shënuan nga tetë gola për Rahovecin. Shtatë i kishte Alban Haziri.

Te Prishtina më efikasi ishte Albi Gjuka me 12 gola. Nëntë i realizoi Oltion Beshiri.

Rahoveci e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e parë. Prishtina ishte e katërta.

Në finale, Rahoveci e luan ndeshjen e parë në shtëpi e edhe ndeshjen e tretë eventuale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kurti: Agim Ramadani është me profilin më të gjithanshëm

Story i radhës

“Ne po vdesim nga uria, o njerëz shpëtoni Gazën”, palestinezët lëshojnë apel urgjent – kërkojnë hapjen e kufijve

Të fundit nga

Prodhomme fiton etapën e 19-të

Nicolas Prodhomme kurorëzon një arratisje të jashtëzakonshme, fillimisht në grup dhe më pas vetëm, duke fituar etapën e 19-të të Giro d’Italia. Francezi i ekipit Decathlon AG2R La Mondiale fitoi duelin me
sqmken
ShkoLartë