Rahoveci, Lipjani, Prizreni e Drenasi…komunat më transparente sipas raportit të KDI-së

January 17, 2023
1 minut lexim

Sot, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar Transparometrin Komunal, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik-dhjetor).

Komunat janë vlerësuar në gjithsejt 48 indikatorë specifikë që masin elemente të rëndësishme të qeverisjes së mirë dhe përmbushjen e obligimeve ligjore që lidhen me transparencën dhe llogaridhënien në raport me qytetarët e tyre.

Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, 10 komunat të cilat prijnë me nivelin e transparecës në Kosovë janë: komuna e Rahovecit me 90 pikë (93.75%), komuna e Lipjanit me 89 pikë (92.71 %), komuna e Prizrenit me 88 pikë (91.67 %), komuna e Drenasit, Gjakovës, Kamenicës, Pejës dhe Prishtinës me nga 87 pikë (90.63 %), komuna e Mitrovicës së Jugut me 86 pikë (89.58 %) dhe ajo e Podujevës me 84 pikë (87.5 %).

Ndërkaq, komunat që qëndrojnë më se keqi në raport me transparencën janë ajo e Zveçanit me 43 pikë (44.79%), e Novo Bërdës me 37 pikë (38.54 %), e Parteshit me 35 pikë (36.46%) dhe e Zubin Potokut me 33 pikë (34.38 %).

Është për t’u vlerësuar fakti se gjatë gjysëms së dytë të vitit 2022, 82% e të gjitha komunave të Kosovës (31 komuna) kanë shënuar progres në transparencë krahasuar me periudhën e parë të vitit 2022. Vetëm 4 komuna kanë shënuar regres dhe 3 të tjera kanë pasur performacë të njejtë sikur në gjysmën e parë të vitit 2022.

Rritjen më substanciale e kanë shënuar: komuna e Shtimes me 25 pikë, pra nga 55 pikë sa kishte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 në 80 pikë për gjashtëmujorin e dytrë të vitit 2022. Pas saj përmirësim të ndjeshëm kanë shënuar edhe komuna e Obiliqit me një rritje prej 23 pikësh, komuna e Klinës dhe Vushtrrisë me një rritje prej 17 pikëve, si dhe komuna e Deçanit me një rritje prej16 pikëve krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia do të rrisë numrin e ushtarëve në 1,5 milion

Story i radhës

Fiton Partizani dhe Tirana, Vllaznia ia del me Bylisin

Të fundit nga

ShkoLartë