rahovec vazhdon aksioni per lirimin e hapesirave publike nga ekspozimi i mallrave ushqimor 61fd1af388856

Rahovec, vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ekspozimi i mallrave ushqimor

February 4, 2022
1 minut lexim

Drejtoresha për Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku pas afatit ligjor, dhe me informimin e sipërmarrësve që të lirojnë hapësirat publike nga ekspozimi i mallrave ushqimor, ka dal në terren sëbashku me inspektorët komunal dhe Stacionin Policor në Rahovec, kanë filluar me aksionin për lirimin e trotuareve dhe hapësirave për këmbësor me qëllim që të shfrytëzohen plotësisht prej qytetarëve.

“Falënderojmë të gjithë pronarët e bizneseve private dhe përshëndesim gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe lirim të hapësirave publike prej materialeve të tyre ushqimore.

Ky aksion do të vazhdojë në të gjitha rrugët dhe të gjithë hapësirat publike në qytet dhe fshatra dhe i njëjti do të zgjasë aq sa do të jetë e nevojshme që t’jua kthejmë në përdorim hapësirat publike qytetarëve.

Të gjithë ata të cilët nuk do të respektojnë këtë kërkesë dhe do të veprojnë në kundërshtim me kërkesat e inspektoratit komunal do të dënohen me dënime përkatëse. Sipërfaqet publike u përkasin të gjithëve njëlloj pa përjashtime”, ka thënë drejtoresha Boshnjaku.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0b3d0b8 d0b7d0b0d0bfd0bed0b7d0bdd0b0d0b2d0b0d0bcd0b5 d180d0b5d182d0bad0b8d182d0b5 d0b1d0bed0bbd0b5d181d182d0b8 d0bcd0b5d0bbd0bad0b5 61fd1ac00d6a0
Story i mëparshëm

Ги запознаваме ретките болести: Мелкерсон-Розенталов синдром

kqz shqyrton kerkesen e lsi per tu regjistruar ne koalicion me berishen pd kundershton 61fd1b30421f0
Story i radhës

KQZ shqyrton kërkesën e LSI për tu regjistruar në koalicion me Berishën / PD kundërshton

Të fundit nga

ShkoLartë