rahovec inspektoret komunale ndalojne ekspozimin e mallrave neper trotuare 61eec33e1f690

Rahovec, inspektorët komunalë ndalojnë ekspozimin e mallrave nëpër trotuare

January 24, 2022
1 minut lexim

Komuna e Rahovecit ka dalë me një njoftim për subjektet afaristë që veprojnë brenda kësaj komune, që të lirojnë trotuaret nga ekspozimi i mallrave para lokaleve të tyre.

Nga kjo komunë u bë e ditur se inspektorët komunalë kanë dalë në terren për të ndaluar ekspozimin e mallrave para lokaleve dhe të vendosjes së frigoriferëve pa leje në hapësira publike.

Me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve për qarkullim të sigurt të këmbësorëve në trotuare si dhe ruajtjen e mallrave, duke u bazuar në Rregulloren Komunale për kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme në hapësira publike dhe ligjet tjera përkatëse, subjektet afariste të cilat veprimtarinë e tyre tregtare e zhvillojnë në pjesën urbane të qytetit dhe në zona rurale u ndalohet ekspozimi i mallrave para lokaleve si dhe vendosja e frigoriferëve pa leje në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej bëhet e ditur se ky aksion i Inspektoratit vjen si rezultat i bllokimit të trotuareve të cilët pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, njëkohësisht edhe për shkak të ruajtjes së produkteve të ndryshme ushqimore të cilat plasohen për shitje e nuk duhet të jenë të ekspozuara në hapësirat e jashtme.

Drejtoria për Punë Inspektuese në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për lirimin e hapësirave publike”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ndotja e hapesires publike rama publikon pyetjen e nente te keshillimit kombetar 61eec3396ffae
Story i mëparshëm

Ndotja e hapësirës publike/ Rama publikon pyetjen e nëntë të “Këshillimit Kombëtar”

d181d0bad0bed0bfd198d0b0d0bdd0b5d186 d0bdd0b0d0bfd0b0d0b4d0bdd0b0d182 d0bed0b4 d0b4d180d183d0b3 d181d0bad0bed0bfd198d0b0d0bdd0b5d186 61eec44f22e91
Story i radhës

Скопјанец нападнат од друг скопјанец откако учествувал во сообраќајка на Бит Пазар

Të fundit nga

ShkoLartë