Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se disa media kanë plasur lajme të pavërteta, dhe se pengesa e vetme kanë qenë kushtet klimatike.
“Demantim i lajmeve të mediave nacionale e lokale mbi vizitën e Kryeministrit Kurti në Roganë”, ka shkruar Rahimaj në Facebook.
“Në turnirin e mbajtur dje në Roganë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, pengesa e vetme në zhvillimin e lojës dhe zgjedhjes së finalistit, kanë qenë kushtet klimatike”.
“Ceremonia hapëse si dhe fjalimet e secilit folës duke përfshirë këtu edhe Kryeministrin Kurti, kanë qenë të shkurtra, dhe nuk kanë qenë ato pengesa, siç është raportuar nga mediat lokale”.
Sipas Ramihaj, kryeministri e ka respektuar agjendën e përcaktuar nga organizatorët, duke folur vetëm katër minuta.
“Kryeministri Kurti ka respektuar dhe ndjekur agjendën e përcaktuar nga organizatorët e turnirit, me një kohëzgjatje prej jo më shumë se 4 min fjalim”.
“Ftojmë mediat, sidomos ato lokale, për korrektësi në informim të publikut. Në të kundërtën do të ndiqet rrugë ligjore për shpifje dhe dezinformim”.