Rahimaj: Asociacioni i Komunave të Kosovës – ‘kazan’ politik që sulmon VV-në

October 5, 2024
min lexim

Kryetarët e komunave nga radhët e Vetëvendosjes konsiderojnë se po përballen me beteja të pasinqerta dhe sulme nga “adresa” që sipas tyre nuk janë të panjohura. Ata thonë se zgjedhjet nacionale janë mundësia më e mirë për të qenë më afër qytetarëve për t’i bindur që ta mbështesin këtë parti edhe në zgjedhjet lokale.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj tha se udhëheqësi i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka për synim të sulmojë qeverisjen e Vetëvendosjes.

Këtë asociacion, Rahimaj e quan “kazan” politik që mbështetet në argumente të paqëndrueshme të opozitës së tanishme, duke iu shndërruar ato në qëndrime të vetë asociacionit

Rahimaj: Asociacioni i Komunave të Kosovës ‘kazan politik’ që sulmon qeverisjen e VV

“Pse është e rëndësishme të fitojë Lëvizja Vetëvendosje në shumë komuna për t’i ndaluar disa beteja të pasinqerta, që adresat për sulme që vijnë për Vetëvendosje janë të shumë anshme dhe nuk janë të panjohura. Për shembull, një nga adresat është edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku tashmë mund të themi se është bërë një ‘kazan’ politik, në argumente të paqëndrueshme të opozitës së tanishme, ku në krye të kësaj është vetë drejtori shumëvjeçar i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi që përdor të gjitha subjektet politike e shndërron një qëndrim të asociacionit. Ai qëndrim ka gjithmonë synim për të sulmuar qeverisjen e Vetëvendosjes… Përveç tjerash, në shtator të këtij viti janë bërë një vit kur komunat e veriut të Kosovës kanë votuar në kuvendet e tyre, për t’u bashkuar me Asociacionin e Komunave të Kosovës, por drejtorët e bordit të këtij organi nuk po i miraton që këto komuna të bëhen pjesë e asociacionit të komunave. Kjo është e papranueshme për ne si lëvizje”, tha Rahimaj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se përpara kanë një proces me rëndësi të dyfishtë për vazhdimin e qeverisjes.

Hyseni: Zgjedhjet nacionale mundësia më e mirë të vazhdojmë diskutimin me qytetarët

“Në rrugëtimin që po e nisim bashkërisht, kemi një proces me rëndësi të dyfishtë përveç zgjedhjeve nacionale që duhet të ri-konfirmojnë edhe mbështetjen edhe vazhdimin e qeverisjes tonë në nivel lokal. Presim që pothuajse menjëherë të vazhdojmë me fushatën për nivelin lokal…Zgjedhjet nacionale janë mundësia më e mirë që të vazhdojmë diskutimin me qytetarët. Të jemi afër tyre dhe në këtë formë edhe të bindim ata që ndoshta nuk janë ende shumë të vendosur, që t’i bashkohen garës tonë edhe në nivelin lokal, veçanërisht në listat tona për asamble lokale e në këtë formë të sigurojmë mbështetje sa më të madhe dhe më të furishme”, potencoi Hyseni. 

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Biznesmeni nga Tetova kyçet ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit, kapet nga organet kompetente!

Story i radhës

Pasojat e përmbytjes në Vlorë/ Disa rrugë janë ende nën ujë, dëme në shtepi e biznese

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë