Ragnick akuzon United: Nuk më mbështetën në merkato!

October 27, 2022
min lexim

Ralf Ragnick zbulon listën e yjeve që i kishte dhënë për merkaton Manchester United për të përforcuar skuadrën janarin e kaluar, por që u refuzua nga pronarët e klubit. Ragnick kërkonte të ndërtonte një skuadër të madhe dhe kishte identifikuar si lojtarët që duheshin afruar Dusan Vlahovic, Christofer Nkunku, Luis Diaz dhe Erling Halaand, por United nuk ishte i gatshëm të plotësonte kërkesat e tij.

Manchester United grumbulloi vetëm 58 pikë në sezonin 2021-2022 dhe dështoi për të siguruar ndonjë përforcim në merkaton e dimrit, pavarësisht se trajneri gjerman kishte dhënë disa opsione. Gjermani, që aktualisht drejton kombëtaren austriake, tha se Nkunku dhe shoku i tij te Leipzig Josko Gvardiol ishin objektiva real atë kohë për United, por familja Glazer që ka në pronësi klubin vendosi të mos i ndiqte ata.

“Klubi nuk dëshironte një listë lojtarësh, por edhe me një skenar të tillë ishte e qartë për këdo se skuadra kishte nevojë në shumë role. Ne folëm për Alvaro Moratën, Luis Diaz, Dusan Vlahovic, dhe Erling Halaand kur ata ishin ende në merkato, por klubi vendosi se do ta rindërtonte skuadrën me trajnerin e ri që do të vinte”.

Me përjashtin të spanjollit Morata, të gjithë lojtarët e tjerë, bënë sezone të shkëlqyera, dhe sigurisht që do të kishin bërë mirë në Old Trafford. Mbrojtësi kroat Gvardiol do të kishte dhënë frymëmarje në zemër të mbrojtjes që u karakterizua nga paraqëitjet e dobëta të Harry Maguire.

Afrimi i Nkunku apo Dias do t’i hiqte presionin Bruno Fernandes, dhe si Vlahovic apo Halaand do të kishin bërë të shpërthente një sulm që shpesh zhgënjen. Me klubin që dështoi për të bërë qoftë edhe një afrim në janar, skuadra humbi zonën Champions duke e përfunduar kampionatin në vend të 6-të pas Arsenalit.

Verën e mëparshme, kur në stol ishte Solskjaer, United bëri një fushatë të rëndësishme blerjesh duke afruar Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldon, për një kosto totale prej 127 milionë paund. Sezoni i parë i Varane në Old Trafford u penalizua nga dëmtimet, ndërsa Sancho nuk ia doli të riprodhonte formën e tij më të mirë si te Dortmundi.

Pas përfundimit të eksperiencës si trajner, Ragnick duhej të qëndronte në klub në rolin e këshilltarit, por më vonë palët vendosnin të ndanin rrugët përfundimisht para mbërritjes së trajnerit të ri Erik ten Hag. Ragnick që nga ajo kohë mori drejtimin e kombëtares austriake, ku në 6 ndeshje në drejtim, ka humbur 4 prej tyre duke fituar vetëm 1.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria e RMV-së: EMV plotëson plotësisht nevojat e brendshme, nuk importon energji elektrike

Story i radhës

Produkti i thjeshtë që duhet të hidhni në tigan që vaji i nxehtë mos t’ju kërcasë gjatë skuqjes

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë