Askush nuk humb, por vetëm fiton ndërsa nuk ka asnjë mundësi që raftet e marketeve të mbesin të zbrazëta për shkak të masës “çmim i garantuar”. Kështu ministri i ekonomisë iu përgjigjet pohimeve të sektorit të biznesit se ngrirja e çmimeve nxit importin ndërsa zbeh produktet vendore.
“Nuk ka asnjëfarë rreziku në këtë aspekt sepse masat vlejnë për tregtinë me pakicë ndërsa prodhimtaria ka të bëjë me masa tjera që nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve deri në atë nivel që kompanitë e ndryshme prodhuese të gjenerojnë humbje”, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Ai shton se me masat e fundit çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë. Ndërsa në drejtim të ruajtjes së standardit jetësor kryeministri Kovaçevski paralajmëroi paketën e nëntë të ndihmave të drejtpërdrejta për kategoritë më të rrezikuara shoqërore.
“Dhe po na paraprinë paketa e nëntë e masave antikrizë i cili do të vlejë ekskluzivisht dhe ashtu edhe po përgatitet për kategoritë e rrezikuara shoqërore. Këtu mendoj mbi të gjithë për pensionistët, të rinjtë, personave që u takon ndihmë sociale, ndihmë për likuiditetin e kompanive me qëllim që secili të mund të mënyrë më të mire ta presë dimrin”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryeminsitër.
Qeveria pret që në dhjetor inflacioni të ulet në 8%, megjithatë njohës të fushës sugjerojnë zgjatjen e masave përndryshe të njëjtat nuk do të japin efektin që pritet.
Burimi: TV21