Rafinha Alcantar është larg rikthimit te Paris Saint Germain.
Rafinha është lojtar i ekipit parisien deri në vitin e ardhshëm.
Në janar të këtij viti, mesfushori u transferua te Real Sociedad në formë huazimi.
Koha e tij te klubi spanjoll ka përfunduar dhe ai mund të rikthehet në ‘Parc des Princes’.
Por sipas ‘AS’, një rikthim i tij në PSG nuk pritet të ndodhë.
Me nënshkrimin eventual të Vitinhas do të thotë që nuk ka vend për brazilianin në klubin e Parisit.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.