Mediat braziliane kanë befasuar me lajmin se trajneri spanjoll Rafa Benitez mund të drejtojë në Brazil sezonin e ri. 64-vjeçari ka nisur kontaktet për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të skuadrës së njohur të San Paolo.
Prej datës 12 mars, Benitez është i papunë, pas largimit nga Celta Vigo, ndaj është shprehur i gatshëm të provojë një aventurë në Brazil. Bisedimet kanë kohë që kanë nisur dhe trajneri e sheh interesant si ofertën financiare ashtu dhe projektin e klubit “paulista”.
Kjo do të ishte hera e parë për rafa Benitez që drejton në Amerikën Latine, ndërkohë që më herët ka drejtuar në Kinë.
Në europë ai ka fituar edhe një Champions League me Liverpool e drejtuar mjaft skuadra të mëdha si Real Madrid, Inter, Napoli, Newcastle etj.