Radhë të gjata në pikat kufitare

1 minut lexim

Temperaturat e larta bëhen të padurueshme për qytetarët që presin me orë të tëra që të hyjnë në Maqedoni.

Radhët e gjata të pritjeve në pikën kufitare “Tabanoc” vazhdojnë të mbeten shqetësim për qyqarët. Ky është një problem i theksuar ndër vite, sidomos në stinën e verës.

Sipas numrit një të punëve të brendshme, autoritetet po bëjnë të gjitha përpjekjet që të sigurohet qarkullim më i lehtë dhe më i shpejtë i qytetarëve.

Spasovski javën e kaluar theksoi se këtë vit është shënuar rritje e hyrjeve dhe daljeve nga shteti për 45 për qind.

Nga lidhja automobilistike e Maqedonisë, kanë njoftuar se Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur, duke nënvizuar se në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në Maqedoninë e Veriut është rreth një orë, ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet për hyrje dhe dalje nuk janë aq të gjata./Alsat.mk

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ancelotti: Real Madridi dëshiron të luftojë për të gjashtë trofetë

Story i radhës

Tiparet më të dëshiruara në personalitetin e një miku janë këto

Të fundit nga