radev nuk pranojme ndryshime ne asnje marreveshje te arritur deri me tani 67b1c023450a9

Radev: Nuk pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani

February 16, 2025
1 minut lexim

Sofje, 16 shkurt – Presidenti bullgar Rumen Radev, në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se Bullgaria nuk pranon ndryshime në marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Rumen Radev, ambicia e deklaruar e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE është një mundësi për të zgjeruar hapësirën e bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe në këtë mënyrë të forcohet stabiliteti i rajonit.

Në këtë drejtim, Radev shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta bëjë këtë.

“Maqedonia të fillojë zbatimin real të Konsensusit Evropian nga viti 2022. Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën evropiane të RMV-së, por as nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të inkorporuara në kuadrin e negociatave, tha presidenti bullgar në takim”, tha Radev.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vendimi i gjykates per vulat e ash se taravari per rel sela smund te behet pjese e qeverise me afer eshte me bdi ne 67b1bfa56f994
Story i mëparshëm

Vendimi i Gjykatës për vulat e ASH-së/ Taravari për REL: Sela s’mund të bëhet pjesë e Qeverisë – më afër është me BDI-në!

kociu apel per dhurimin e gjakut njesite levizese kete jave ne erseke permet roskovec dhe kucove 67b1c5095f49d
Story i radhës

Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse këtë javë në Ersekë, Përmet, Roskovec dhe Kuçovë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë