radeski per struga trium lum sezoni i vertete fillon nga sot 67f0fe083d37e

Radeski: Për Struga Trium Lum sezoni i vërtetë fillon nga sot

April 5, 2025
min lexim

Marjan Radeski këtyre ditëve ishte me virozë, mirëpo i njëjti beson se do të jetë gati për ndeshjen e nëserme kundër Pelisterit.

Ai ndaj Pelisterit, gjatë karrierës së tij, ka shënuar gjithsej 6 gola, mirëpo asnjë me fanellën e Struga Trim Lum.

Radeski pranon se ka probleme me shënimin e golave, ndërsa një gjë të tillë po e vuan edhe skuadra në përgjithësi.

“Kemi probleme në realizimin e golave, kjo është më se e qartë. Besoni, të gjithë neve duam që të shënojmë sa më shumë gola dhe të arrijmë rezultate të mira, mirëpo ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i planifikon.

Megjithatë besoj se sezoni i vërtetë dhe ndeshjet më të rëndësishme për ne fillojnë nga sot dhe deri në fund të sezonit, ku na presin ndeshje shumë të rëndësishme, përmes të cilave do të tentojmë të sigurojmë një vend për në Europë, dhe kuptohet trofeun e Kupës, që na mungon si skuadër.” – u shpreh Marjan Radeski, që respekton Pelisterin, ashtu edhe si çdo kundërshtarë tjetër deri më tani.

“Kemi respekt për çdo kundërshtarë, ashtu që patjetër që respektojmë edhe Pelisterin. Normalisht pritjet tona për këtë ndeshje janë vetëm 3 pikët e plota. Të njëjtat do të jenë shumë të rëndësishme jo vetëm për në renditjen tabelare, por edhe psiqikisht para ndeshjes së Kupës kundër Shkëndijës.” – deklaroi Radeski, i cili golin e fundit ndaj “të gjelbërve” nga Manastiri, e ka realizuar gushtin e vitit 2021, si pjesë e FC Shkupit.

Radeski në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Strugë kishte asistuar në golin e fitores të shënuar nga Kehinde, ndërsa nesër atë do e gëzonte edhe një fitore tjetër ndaj Pelisterit, qoftë ajo edhe identike si ajo e 27 nëntorit të vitit të kaluar.

“Atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme, gëzon fakti që nuk kemi futbollistë të dëmtuar, ashtu që të gjithë do të jemi gati për të dhënë më të mirën në ndeshjen e nesërme dhe në fund të dalim fitues.” – përfundoi Radeski, i cili në ndeshjet e Ligës së Parë numëron 83 gola.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

posta e kosoves nis shperndarjen e gjobave digjitale per shkeljet e trafikut 67f0fa4854217
Story i mëparshëm

Posta e Kosovës nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut

edhe kamionet e prodhuar ne shba do te preken nga tarifat e trumpit 67f0fef8d7bc3
Story i radhës

Edhe kamionët e prodhuar në SHBA do të preken nga tarifat e Trumpit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë