Rabiot dëshiron largimin nga Juventusi

December 8, 2022
1 minut lexim

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot ka pranuar që ai po kalon formën më të mirë të mundshme të tij me Francën para ndeshjes me Anglinë në Botëror, derisa ai “gjithmonë ka dashur që të luaj në Premier Ligë”.

Çerekfinalja do të luhet të shtunën në Katar dhe ish futbollisti i PSG-së ka folur në konferencë për shtyp formën e tij dhe të ardhmen, me kontratën e tij me Juve që skadon në qershor të vitit 2023. 

Ai ishte rrugës për t’ju bashkuar Manchester Unitedit në verë, por skuadra nga Old Trafford nuk pranoi që t’i jap atij pagë prej 10 milionë euro në sezon. 

“Kam pasur një rrugëtim të shkurtër në Manchester City dhe ishte shumë pozitiv. Më pëlqen atmosfera dhe ambienti i futbollit aty, pasi që është i ndryshëm nga Franca dhe Italia. Gjithmonë kam thënë do të më pëlqente të luaja në Premier Ligë”. 

Rabiot është pyetur nëse kjo do të ndodh pasi t’i skadojë kontrata me Juventus apo përpara? 

“Nuk e di. Nuk kam ndonjë skuadër të preferuar në Angli, nuk ka ndonjë që me bie në sy, në përgjithësi është liga që më tërheq mua. I përshtatet më shumë kualiteteve të mija”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paralajmërohet rritja e çmimit të biletës për transportin urban në Kosovë

Story i radhës

Raporti evropian: Shqipëria më e korruptuara në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë