qyteti pa sinjalistika rrugore ndodhet ne holande tani mund te kete nje te tille edhe ne france 6939246f9f178

Qyteti pa sinjalistika rrugore ndodhet në Holandë – tani mund të ketë një të tillë edhe në Francë

December 10, 2025
1 minut lexim

Louis Sarkozy, kandidat për kryebashkiak të qytetit francez Menton, propozon një rinovim të plotë të infrastrukturës rrugore të qytetit. Ai mbështet, ndër të tjera, heqjen e të gjitha sinjalistikave rrugore.

Djali i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy kërkon një besim më të madh të pjesëmarrësve në trafik.

Megjithatë, masat e tij veçanërisht radikale duket se janë mjaft të pazakonta për mentalitetin francez.

Sarkozy si shembull përmend qytetin holandez Drachten. Heqja e semaforëve dhe sinjalistikave ka pasur një ndikim pozitiv në sigurinë e trafikut.

“Kur nuk ka trotuare, semaforë dhe linja të bardha në rrugë, të gjithë janë më të kujdesshëm,” tha Sarkozy për stacionin francez Radio Monte Carlo dhe shtoi se “është regjistruar një ulje prej 40 për qind e aksidenteve në këto vende”.

Sarkozy foli për qytetin holandez Drachten, ku inxhinieri i ndjerë i trafikut Hans Monderman ndërtoi rreth 20 vjet më parë një sistem pa semaforë, shigjeta dhe shumicën e sinjalistikave të tjera rrugore.

Ai shkaktoi sensacion ndërkombëtar me të ashtuquajturin “hapësirë të përbashkët”.

Ekspertët e trafikut bien dakord se kjo kryesisht funksionon në vende ku nuk ka një intensitet të madh të trafikut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

certifikimi i kandidateve e listes se votuesve cka pritet te vendoset ne mbledhjen e sotme te kqz se 693923a0ad0ac
Lajmi i mëparshëm

Certifikimi i kandidatëve e listës së votuesve – Çka pritet të vendoset në mbledhjen e sotme të KQZ-së?

france plani i lecornuse per shpenzimet miratohet 693924b489573
Lajmi i radhës

Francë: Plani i Lecornusë për shpenzimet miratohet

Të fundit nga

Ndërrimi i motmoteve, pa borë

Gjatë ditës së sotme temperaturat luhateshin nga -8 deri në 1 gradë celsius. Ndërsa ndërrimi i motmoteve këtë herë pritet të vijë pa reshje bore. Kurse temperaturat e ulëta paralajmërojnë ardhjen e

Premtojnë rikthimin e lavdisë

Real Madridi e nis vitin e ri duke ndjekur Barcelonën me katër pikë diferencë, pas një 2025 “të zbehtë” ku u renditën të dytët në La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Kupën
ShkoLartë