certifikimi i kandidateve e listes se votuesve cka pritet te vendoset ne mbledhjen e sotme te kqz se 693923a0ad0ac

Certifikimi i kandidatëve e listës së votuesve – Çka pritet të vendoset në mbledhjen e sotme të KQZ-së?

December 10, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës ku në mesin e pikave është edhe rekomandimi për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas një njoftimi të KKQZ-së, në rend dite të mbledhjes së sotme është edhe certifikimi i listës së votuesve brenda dhe jashtë vendit.

Një pikë tjetër është edhe rekomandimi për qendrat e votimit dhe numri i vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike.

Më poshtë rendi i ditës:

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike që janë certifikuar për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.

3. Këshillat e KQZ;
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për qendrat e votimit dhe numrin e vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikimeve për materialet e posaçme për votuesit e verbër, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen me 28.12.2025.
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit maksimal të votuesve në vendvotime të rregullta, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.
3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i ekzemplarit (pre print) të fletëvotimit si dhe numrit të fletëvotimeve që shtypen për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen me 28.12.2025.
3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës se pranim – dorëzimit te materialeve zgjedhore nga KVV ne QKN
3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i listës së QKN- së
3.1.9. Shqyrtimi i rekomandimit për ndërrim e lokacionit te qendrës se votimit 2201 ne Komunën e Shtimes
3.1.10. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës se votimit për persona me nevoja te veçanta (VPNV)
3.2. Këshilli për Çështje Ligjore;

3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal sipas komunave (Ferizaj, Gjakove, Podujevë);

3.Të ndryshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

henry kritikon ashper salah un 6939239755041
Lajmi i mëparshëm

Henry kritikon ashpër Salah-un

qyteti pa sinjalistika rrugore ndodhet ne holande tani mund te kete nje te tille edhe ne france 6939246f9f178
Lajmi i radhës

Qyteti pa sinjalistika rrugore ndodhet në Holandë – tani mund të ketë një të tillë edhe në Francë

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 13 Janar 2026

Dashi Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite, sërish do gjeni kohë për veten dhe për njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën në mënyrë mjaft të

Moti sot kryesisht i vranët dhe i ftohtë

Mot kryesisht i vranët do të mbajë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat minimale do të zbresin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga
ShkoLartë