Qyteti mbulohet nga tymi kancerogjen, i vihet flaka incineratorit, Sula: Katastrofë mjedisore në Elbasan!

min lexim

Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur në një pjesë të madhe të saj, që duket se janë vënë në mënyrë të qëllimshme.

Shtëllunga gjigante e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar.

Vatra e zjarrit e shkaktuar në fushën e grumbullimit të plehrave pranë incineratorit të Elbasanit është mjaft aktive prej disa orësh. Dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.

Deputeti demokrat Dashnor Sula teksa ka publikuar pamjet nga situata e rëndë, shprehet se në Elbasan po ndodh një katastrifë mjedisore.

“Katastrofë mjedisore në Elbasan!

Malit me plera i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam shqipërinë për mbetiet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën.

Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për ti mbytur me tym kancerogjen”, shprehet Sula.

Në incineratorin e Elbasanit prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk kryhet, ndërsa fusha e plehrave është e tejmbushur.

Gjatë dy viteve të fundit, landfilli i Elbasanit është përfshirë nga flakët disa herë. Për shuarjen e tyre është dashur ndërhyrja e qindra forcave të shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Policia në veturën “Mini” gjeti 6.2 kg marihuanë, 442 tableta ekstazë, armë e municion! Arrestohet shkupjani, i dyshuari i dytë në arrati

Story i radhës

Muja: Komisioni Parlamentar Hetimor për tekstet shkollore ka shkelur rregulloren e Kuvendit

Të fundit nga