Qyteti i Shkupit vendos elemente të reja në parkun e Gazi Babës

Parku natyror “Gazi Baba” këto ditë u pasurua me elemente të reja prej druri. Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” në disa lokacione nëpër gjelbërim vendosën një belveder të vogël të ri, pikë vrojtimi, park për kafshë shtëpiake dhe dy shtëpiza druri për fëmijët.

Në të njëjtën kohë u krye rikonstruksioni i elementeve ekzistuese në park – ato u lyen, ndërsa në çatitë e belvederëve u gozhdua shindra si masë parandaluese mbrojtëse.

Elementet e reja të parkut me formën dhe dedikimin e tyre plotësojnë pamjen e përmbajtjeve në Parkun natyror “Gazi Baba” i cili është vendi i vërtetë për rekreacion, relaksim dhe qëndrim të këndshëm në mjedis të hapur për vizitorët e të gjitha gjeneratave, si dhe për argëtim për më të vegjlit dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Kujdesi dhe rregullimi i gjelbërimit në qytet dhe ngritja e hapësirave të reja të gjelbra është një ndër prioritetet e Qytetit të Shkupit, ekipet e të cilit punojnë intensivisht në formimin e korridoreve të reja të gjelbra.

Story i mëparshëm

Zhvilluan sot një protestë të ashpër, Kurti pranon të takohet me përfaqësuesit e veteranëve

Story i radhës

Fabrike armësh në Tiranë, arrestohen dy persona në shtëpinë ku modifikoheshin armët

Të fundit nga