Qyteti i Shkupit rinovon shenjat e komunikacionit në rrugën “Jordan Mijalkov”

1 minut lexim

Me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” kanë riparuar shenjat e komunikacionit në rrugën “Jordan Mijalkov”. Krahas sinjalistikës horizontale në rrugë, është vendosur edhe një sinjalistikë e re vertikale si dhe shtylla mbrojtëse në trotuare për të rritur sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Rinovimi i sinjalistikës së trafikut dhe shtyllave të vendosura i jep fund parkimit të paligjshëm të automjeteve në një pjesë të rrugës dhe mundëson lëvizjen e papenguar të këmbësorëve.

Story i mëparshëm

Zëvendësministri Doko takon kreun e Edirne, Rexhep Gjurkan: Lidhjet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të fuqishme

Story i radhës

Aksioni i policisë rajonale në Ferizaj

Të fundit nga