Qyteti i Shkupit ofron trajnim falas për oxhakpastrues

min lexim

Qyteti i Shkupit realizon projektin “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”, i cili financohet nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë dhe realizohet në bashkëpunim me qytetin e binjakëzuar të Nirnbergut, Republika Federale e Gjermanisë, informon GAZETA.MK

Projekti ka si synim sigurimin e kontrollit të ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit duke siguruar kushte për mësim dhe trajnim falas për rikthimin e profesionit të oxhakpastruesit nëpërmjet shkëmbimit të përvojave me oxhakpastrues nga Republika Federale e Gjermanisë.

Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për shprehjen e interesit për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues.

Personat e interesuar duhet të kenë përfunduar  së paku arsimin e mesëm, dhe  mund të aplikojnë me depozitimin e letrës për shprehjen e interesit, në të cilën detyrimisht duhet të shënojnë: Emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit dhe adresën e-mail.

Letrën me shprehjen e interesit mund ta depozitojnë nëpërmjet postës elektronike në adresën e mëposhtme – [email protected], ose në version të printuar (personalisht nëpërmjet arkivit ose me postë) pranë Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden nr. 82, 1000 Shkup, me shënimin: Për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues në suazat e projektit “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”.

Afati përfundimtar për depozitimin e letrës për shprehjen e interesit është 15.05.2022 deri në orën 15.00.

Thirrja publike me të gjitha kriteret dhe kushtet për aplikim është në dispozicion në lidhjen e mëposhtme të internetit – https://skopje.gov.mk/media/8458/javen-povik-obuka-odzacari.pdf

Story i mëparshëm

Dy lajme të mira!

Story i radhës

SSD-ja e Samsung i reziston rënieve nga 3 metra lartësi

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424