Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska me Sindikatën përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, nënshkroi ndryshimet në Marrëveshjen Kolektive në nivel të punëdhënësit Qyteti i Shkupit, me të cilat kryhet rritje lineare për të gjithë të punësuarit në administratën e Qytetit në vlerën 2800 denarë, përveç atyre për të cilët tashmë ka pasur rritje në bazë të rritjes së pagës minimale.
– Qyteti i Shkupit është institucioni i parë që kryen rritje lineare për harmonizimin e pagave në përputhje me kërkesat e Sindikatës përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, në interes të avancimit të të drejtave të punëtorëve. Me këtë harmonizim plotësohen nevojat e të punësuarve të Qytetit të Shkupit, me qëllim amortizimin e efekteve negative të inflacionit dyshifror dhe krizës ekonomike me të cilën ballafaqohen, theksoi Arsovska.
Me harmonizimin parashikohet rritje lineare e pagave në vlerën 2800 denarë për të gjithë nëpunësit administrativë, të punësuarit në Brigadën Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe të punësuarit të punësuar sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, me përjashtim të atyre të punësuarve në Qytetin e Shkupit rritja e pagës të të cilëve është bërë tashmë me rritjen e pagës minimale.
-Në drejtim të avancimit të të drejtave dhe vlerësimit të punës, po ndërmerret gjithçka që është në suazat e mundësive tona, duke pasur parasysh se dëshirojmë të motivojmë proces pune nëpërmjet të cilit ofrohen shërbime efikase, efektive dhe cilësore për qytetarët”, thaeksoi Arsovska.