Qyteti i Shkupit: Janë kryer mbi 20 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kantieret e ndërtimit

December 26, 2022
1 minut lexim

Në ditët e kaluara janë kryer mbi 20 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kantieret e ndërtimit, instalimet B dhe raportet e instalimeve që janë nën juridiksionin e qytetit të Shkupit, në dy prej të cilave është konstatuar tejkalim i emetimeve të lejuara dhe gjobë nga 12.000 euro i janë shqiptuar secilit subjekt, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

“Janë kontrolluar Ngrohtorja “Veri” dhe ngrohtorja e Qendrës Klinike, u konstatua se funksionojnë me gaz, nuk u konstatuan tejkalime në matjet e emetimeve. Vazhdojmë me matjet nga vendet stacionare të oxhaqeve te personat juridikë që janë nën juridiksionin e qytetit”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Nga aty shtojnë se aparaturat për matjen e grimcave PM10 po vendosen në disa lokacione për monitorim 24 orësh, me qëllim përcaktimin e burimeve të ndotjes.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të rrejshme paraqitjet për bomba në 23 shkolla fillore në Shkup

Story i radhës

Kosovare Asllani zgjidhet mesfushorja e vitit në Suedi

Të fundit nga

Prishtina e Re nuk ka të ndalur

Prishtina e Re nuk ka të ndalur në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B. Rezultatet  Fushë Kosova – Prishtina e Re 1:2 Vjosa – Ramiz Sadiku 0:1 KEK-u –
ShkoLartë