Qyteti i Shkupit: Është lokalizuar zjarri në dy nga 5 lokacionet ku ka djegie në deponinë e Vizbegut

min lexim


Nga Qyteti i Shkupit thonë se është lokalizuar zjarri në 2 nga 5 lokacionet që po digjen në deponinë mes Shutkës dhe Vizbegut, përcjell TV21.

“Ekipet e kombinuara të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Brigadës për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit, N.P. “Higjiena Komunale”, NP “Rrugët dhe rrugicat” Shkup dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup, me cisterna dhe makineri të rëndë për disa orë po punojnë për të shuar zjarrin e shkaktuar në deponinë në Vizbeg. Dy nga pesë lokacionet e djegura tashmë janë lokalizuar dhe shuar”, thonë nga Qyteti i Shkupit.


Nga Qyteti i Shkupit thonë se janë kapur disa persona si të dyshuar për zjarrvënie.

“Gjatë ditës së sotme, Inspektorati i Mjedisit ka hasur në persona gjatë djegies së deponive në disa lokacione, për të cilat është shqiptuar gjobë dhe janë dorëzuar për përgjegjësi në institucionet përkatëse. Inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunal gjatë fundjavës kanë sanksionuar me gjobë mbi 25 autorë”, shtojnë nga Qyteti i Shkupit.


Theksojnë se në Shkup ka 14 institucione që kanë detyrime dhe përgjegjësi për të reaguar në raste të këtilla.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së R. Maqedonisë, e veçanërisht Ministrisë së Mjedisit, e cila ka kompetenca dhe ekskluzivitetin për të vepruar, që t’i qasen seriozisht këtij problemi, t’i përgjigjen njoftimeve të Qytetit të Shkupit për reagim më të shpejtë në kontroll të hedhjes së paligjshme të mbeturinave dhe djegies së tyre në të gjithë qytetin, që dënohet sipas Kodit Penal të R. Maqedonisë”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.



Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, dy persona të lënduar rëndë

Story i radhës

Plakja e popullsisë në Shqipëri, sfidë shërbimet për moshën e tretë

Të fundit nga