Një qytetar ka deponuar një ankesën në Gjykatë. Ai akuzohet për lëndim te lehtë.
Gjyqtari i rastit derisa ishte jashtë vendit, rastin ia dhanë një gjyqtari te lendeve civile. Ky i fundit e udhëzoi ta pranonte fajësinë “se kalon më lehtë”, por kur shokët e tij në këtë “bela” nuk e bënë të njëjtën, gjyqtari vendosi t’ia marr pasaportën.
Ankohet se po ia rrezikojnë punën, por edhe shkuarjen ne umre, një nga vizitat e shenjta te myslimaneve në Mekë e Medinë të Saudisë.
Në kopjen e ankesës që ka siguruar Insajderi thuhet se i pandehuri ka pasur fletarrestim nga gjyqtarja Sabrije Rraci.
Në seancën e mbajtur me gjyqtarin Jashari Gashi, i dyshuari ka pranuar fajësinë.
Pasaporta e të pandehurit është ndaluar nga policia, tashmë në posedim e ka Gjykata.
I njëjti kishte nxjerr biletat për të udhëtuar për arsye fetare, por që nuk po mundet të shkojë.
Burimi: botasot.info