Qytetarët të pakënaqur që skadoi “çmimi i garantuar” – Inspektorati i Tregut paralajmëron gjoba për keqpërdoruesit

min lexim

Skadoi masa “Çmim i garantuar” që vlenin për produktet ushqimore, si buka, bulmeti, disa produkte të mishit, makaronat, pijet freskuese dhe birrat.

Nga vëzhgimi që bëmë në terren, ajo që bie në sy është se disa markete kishin vendosur çmime të reja, ndërsa të tjerat ende shesin produkte me “çmimin e garantuar”.

Qytetarë nuk janë të kënaqur që masa skadoi, pasi sipas tyre, tregtarët i vendosin çmimet si të duan.

Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski, u bën thirrje tregtarëve për përgjegjësi sociale, nëse kanë mundësi t’i lënë çmimet në të njëjtin nivel. Po ashtu shtoi në vazhdim Inspektorati i Tregut do të kontrollojë nëse po respektohet Ligji për Tregtinë dhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Kështu do të vazhdojmë të veprojmë edhe në të ardhmen dhe çdo veprim në kundërshtim me ligjet që është në kompetencat tona, do të gjobitet. I përshëndes vendimet sepse janë sjellë për të mirën e qytetarëve dhe kanë dhënë rezultate pozitive. Po ashtu dua të theksoj se nëse nuk do të ishin sjellë vendimet, duke ndjekur trendin e çmimeve, tani çmimet do të ishin shumë të larta. Vlefshmëria për vendimet për uljen e çmimeve mbaroi dje”, është shprehur Trajkovski.

Bashkë me masën “çmim i garantuar”, ka skaduar edhe vendimi i qeverisë për uljen e detyrimeve të importit për perimet. Institucionet kanë paralajmëruar forcimin e kontrolleve për të ndërhyrë në rast të rritjes drastike të çmimit të produkteve, duke qenë se ligji për praktikat e padrejta tregtare, që pritet të amortizojë situatën, ende nuk është miratuar.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

I kërkuar nga Interpoli dhe i arrestuar, sa është pasuria e Hasan Krasniqit?

Story i radhës

Mjegulla e dendur redukton dukshmërinë prej 50 deri në 100 metra në aksin rrugor Lisec – Kodra e Diellit

Të fundit nga