Qytetarët të pakënaqur me masat “anti-krizë” të Qeverisë

October 18, 2022
min lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një paketë masash prej 360 milionë euro kundër krizës për kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, institucionet arsimore dhe shëndetësore, si dhe biznese të caktuara.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, thotë se prioritet i qeverisë mbetet mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe likiditetit të kompanive. “Masat janë për uljen e shpenzimeve dhe konsolidim fiskal të shtetit, gjithashtu për rritjen e të ardhurave. As unë, as ndonjë ministër nuk kemi thënë, se ndonjë të punësuari do t’i ndërpritet kontrata e punës dhe se do të mbetet pa punë”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sindikata në mbrojtje të të punësuarve

Sindikata e Punonjësve të Administratës Publike vlerëson, se qeveria me këto masa anti-krizë është në kundërshtim me ligjin e punës. Tërpe Deanoski kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Administratës Publike thotë se, masa të tilla do t’i kundërshtoj me të gjitha format e mundshme. “Nuk ka asgjë nga metodologjia për rritjen e pagave që ishte shpallur me pompozitet nga qeveria. Në vend që të avancojmë me ngritjen e statusit të punëtorëve, këtu ndodh e kundërta”, thotë Deanoski.

Zdravko Savevski nga Instituti për Shkenca Humane dhe Shoqërore, masat e qeverisë i cilëson si “ndihmë e parë” në gjendje emergjente. Ai thekson se krahas këtyre masave, qeveria maqedonase duhet të parandalojë edhe rritjen e çmimeve jo vetëm përmes kufizimit të marzhës, por edhe me ndryshimin e politikave tatimore. “Këto masa nuk duhen kuptuar vetëm si shuarje zjarri, por edhe si reagim ndaj inflacionit që ka goditur kategorinë e ndjeshme të qytetarëve”, thotë Saveski.

Drilon Iseni nga OEMVP thotë, se keto masa më shumë i adresojnë problemin social dhe nuk janë të qëndrueshme. Për bizneset nuk mund të thuhet se kemi ndonjë masë që do të ndihmojë. Nëse mungon ndihma për kompanitë në aspektin e mbulimit të kostove të mëdha për energjinë elektrike një pjesë e tyre do t’i mbyllin bizneset e tyre. “Nëse nuk kemi subvencionim të rrymës elektrike, shumë kompani do të detyrohen që përkohësisht të mbyllin kapacitet e tyre prodhuese”, vlerëson Iseni nga OEMVP.

Qytetarët qajnë hallin

Qytetarët thonë se ndihma financiare prej rreth 50 eurove, përkatësish 25 euro për kategorinë e qytetarëve me status të rrezikuar social dhe për pensionistët, është e pamjaftueshme kur merret parasysh vala e shtrenjtimeve të produkteve bazë. “Shpenzimet për ushqim janë rritur në 150 për qind. Mezi arrijmë t’ia dalim në fund të muajit. Kursejmë sa të mundemi, por kjo nuk mjafton, pasi çmimet po rriten çdo ditë”, thotë Rubin Kuzmanovski, blegtor. Kurse Sherif Selami, i cili është shfrytëzues i ndihmës sociale, thotë se mjetet që pritet t’i marrë brenda katër muajve rreth 200 euro, përkatësisht 50 euro në muaj si pjesë e masave anti-krizë janë qesharake përballë rritjes prej 100 për qind të produkteve ushqimore. “Qeveria manipulon me të varfërit. Një bukë vitin e kaluar e blija 20 denarë, tani ajo është 50 denarë. Vaji ishte nga 65 denarë, tani është 150 denarë – çfarë ndihme është kjo”, shprehet Selami.

Minir Ibishi thotë, se pensioni minimal që merr nuk i mjafton as për ilaçet e tij dhe të bashkëshortes. “S’ka qeveri, s’ka shtet që mendon për popullin. Çfarë të paguajmë më parë, rrymën apo një thes miell ta çoj në shtëpi?! Më parë me 50 euro blija të paktën vajin, miellin dhe sheqerin për një muaj, tani për të njëtat gjëra më duhen 100 euro”, thotë Ibishi.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave , shporta e konsumit për një familje me katër anëtarë ka arritur në 50.000 denarë apo rreth 800 euro, ndërkohë që paga mesatare është diku më shumë se 500 euro./DW

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-trajneri i Shaqirit pranë kalimit në Angli

Story i radhës

Rusia vazhdon të synojë “komandën ushtarake dhe infrastrukturën energjetike”

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë