qytetaret protestojne serish kunder shtrenjtimit te energjise elektrike 67f13299a55ea

​Qytetarët protestojnë sërish kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

April 5, 2025
1 minut lexim

Asnjë cent më shumë ka organizuar sot protestën e radhës kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike nga ZRRE-ja prej 15 për qind duke filluar nga data 11 prill.

Qytetarët edhe kësaj radhe ngritën fuqishëm zërin kundër shtrenjtimit të rrymës duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos marrin një vendim të tillë.

Besnik Shabiu nga Asnjë cent më shumë paralajmëroi protesta të tjera edhe më të fuqishme në rast se kërkesat e tyre nuk do të realizohen.

Ai tha se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të rëndojë edhe më tej gjendjen ekonomike në vend duke shtuar se institucionet e vendit duhet ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike.

Qindra qytetarë iu janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së grupit “Asnjë cent më shumë” për të protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës.

“Nuk paguajmë për dështimet tuaja”, “Fatura jonë, pasuria juaj”, “Ndal varfërimit të qytetarëve”, “Stop vjedhjes me tarifa”, “Qytetarët nuk janë bankomat”, “Rrymë për jetë, jo për profit”, janë ndër shkrimet në pankartat që qytetarët e të dy gjinive e të moshave të ndryshme po mbajnë në duart e tyre derisa po shkojnë drejt objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

Protestuesit po kërkojnë që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji që tarifa e energjisë elektrike të ngrihet 15 për qind.

Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike ka pasur protesta edhe në të kaluarën.

Gjatë një aksioni simbolik të grupit Asnjë cent me shumë te zyrat e ZRRE-së për kundërshtimin e shtrenjtimit të rrymës, ishin arrestuar 12 aktivistë të këtij grupi, ku më pas u konfirmua edhe lirimi i tyre nga policia.

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset. Këtë shtrenjtim e ka kundërshtuar edhe presidenca, por deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar shtrenjtimin, përveç se ka kërkuar shtimin e numrit të blloqeve për konsumatorë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

konferenca rinia ne veprim ben bashke 600 te rinj nga gjithe shqiperia muzhaqi garantojme perfshirjen e te rinjve ne politikeberje 67f12936e1b55
Story i mëparshëm

Konferenca ‘Rinia në Veprim’ bën bashkë 600 të rinj nga gjithë Shqipëria, Muzhaqi: Garantojmë përfshirjen e të rinjve në politikëbërje

ballkani ne epersi pa gola ne gjilan ne 45 minutat e pare 67f1365031d90
Story i radhës

Ballkani në epërsi, pa gola në Gjilan në 45 minutat e parë

Të fundit nga

Beyonce në garë me Keri Hilson

Keri Hilson është duke vendosur rekord në lidhje me këngën e diskutueshme që e vendosi atë në mosmarrëveshje me Beyonce-n dhe, me fjalët e saj, la një mbresë të qëndrueshme në karrierën
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë