Po a kanë vërejtur qytetarët ndonjë dallim pas masës qeveritare për “shporta e vjeshtës” dhe çfarë mendojnë për këtë masë? Qytetarët e anketuar nga TV21, thonë se masa nuk luan rol të madh në standardin e qytetarëve.
“Nuk e di çfarë t’u them por marzha nuk luan rol të madh në standardin e qytetarëve.
-Për çmimet çfarë mendoni?
-Çmimet varet për kë?! Ata që qëndrojnë mirë, p.sh për ata që i kanë rritur pagat për 78% ata munden t’i përballojnë, qytetarët e thjeshtë nuk mund t’i përballojnë”, tha një qytetar.
“Ajo tani dikujt i sjellë mirë, dikujt keq! Neve qytetarëve të thjeshtë nuk na duket diçka e mirë, kështu që ajo është një shpatë me dy tehe, ata që punojnë me tregti kur do i ngrijnë marzhet, do i ngrijnë edhe pagat. Kush është më e vjetër veza apo pula? Marzhën ta ngrijnë apo çmimet, apo rrogat t’i rrisin dhe t’i shkrijnë marzhat, kush do t’i përgjigjet asaj pyetje, duhet ta fitojë çmimin Nobel”, deklaroi një qytetar tjetër.
“Ne jemi robotë, nuk kemi lidhje me ato, ne jemi robotë, gjithçka është gënjeshtër”, u shpreh një tjetër qytetar.
Burimi: TV21