Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Qytetarët paguan kurse fituan – tokë me bari në vend të largpërçuesit Manastir – Elbasan /VIDEO – Gazeta.mk

Qytetarët paguan kurse fituan – tokë me bari në vend të largpërçuesit Manastir – Elbasan /VIDEO

min lexim

Kërkime për largpërçuesin: Nga tymi i TEC Manastir deri te toka me bari

Pjesa e parë e projektit për largpërçuesin prej 400 kilovat “Trafo stacioni Manastir 2 – Elbasan” ende është larg realizimit. Në vend të një korridorit energjetik modern, hasëm në fotografi zhgënjyese: tym nga oxhaqet e TEC Manastir nga njëri krah, kurse nga tjetri – tokë me vegjetativ të lartë.

Nuk ka aktivitete ndërtimore, as shenja se janë vendosur themelet. Në vend të saj, jemi dëshmitarë të se ky bllokim zgjat me vite. Në afërsi mund të shihen disa shtylla, por aparatura – për të cilën qytetarët paguan milionë euro – qëndron e harruar në depo, në bari.

Çfarë nënkupton ky projekt?

Ky largpërçues duhet të mundësonte lidhje me energjinë elektrike nga Bullgaria, nëpërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe deri në Itali, si pjesë e Korridorit 8. Projekti është strategjik për integrim të tërësishëm energjetik të Maqedonisë me vendet fqinje.

Planet filluan që nga viti 2013, me afat të mbarimit deri në vitin 2017. Është siguruar financiarisht: 37 milionë euro kredit nga Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe grant prej 12 milionë euro nga WBIF. Por, realizimi është prolonguar me vite.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Sa të sigurtë janë krerët e vendeve të Ballkanit? Kundërzbulimi malazez merr masa të jashtëzakonshme për sigurinë e Milatoviq

Story i radhës

Tronditet Shkodra/ Gjendet i vetëvarur një 15-vjeçar

Të fundit nga