Qytetarët nuk i njohin anëtarët e rinj të KShPK-së! Komisioni bën revizion të punës së paraardhësve të tij

1 minut lexim

Para rreth 5 muajve, antikorrupsionerët e rinj dhanë betim në Kuvend. U obliguan se do të punojnë me transparencë dhe në mënyrë të hapur. Megjithatë, qytetarët ende nuk janë të njohur me punën e tyre.

Antikorrupsionarët e rinj rrallë paraqiten para mediave, përveç intervistës së kryetares Tatjana Dimitrovska, tani për tani nuk kanë mbajtur asnjë konferencë për shtyp. Ndërkohë, qytetarët sikur të heqin dorë dhe institucionet kompetente, i vlerësuan me nota të dobëta për luftën kundër korrupsionit.

Puna e antikorrupsionarëve këto ditë u bë aktuale pasi ata i akuzuan paraardhësit e tyre për populizëm. Përbërja e re paralajmëroi tha se do të publikojë revizion për punën e përbërjes së kaluar të komisionit.

Reagoi ashpër Platforma e organizatave kundër korrupsionit.

Nga Komisioni Kundër Korrupsionit thonë se do të flasin vetëm me fakte dhe mburren se në pesë muaj kanë mbyllur 21 raste të konfliktit të interesit, 61 për korrupsion dhe kanë marrë 150 vendime të propozuara për veprim.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Maqedonci: FSK-ja do të ketë edhe helikopterë

Story i radhës

Protesta e fermerëve në Maliq/ Deputeti i PS del kundër policisë: Jo çdo gjë zgjidhet përmes gjobave

Të fundit nga